Reagon Haradinaj pas vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes

23:21 | 23 Mars 2020

Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes.

Kosova nuk është shtet i diktaturës, por shtet demokratik.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj vendimin e Qeverisë për të ndaluar lirinë e lëvizjes njëanshmërisht e ka quajtur shkelje të rëndë të Kushtetutës.

“Edhe në kohë krizash gjëja më e çmueshme e shtetit është demokracia dhe Kushtetuta”, ka thënë ai.

“Çdo tendencë si kjo e sotshmja që krizat të shfrytëzohen për vendime të njëanshme për të vendosur kontroll, është veprim për diktaturë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, duke shtuar se Kosova nuk është shtet i diktaturës, por shtet demokratik.

Komento: