Reagon Haziri: Tendencat për linçim publik të Agim Veliut, të ulëta e çnjerëzore

19:56 | 22 Mars 2020

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook ka folur fjalë të mëdha për bashkëpartiakun Agim Veliu.

Ai thotë se tendencat për linçim publik të Veliut, janë të ulëta e çnjerëzore.

Haziri thotë se Agimi është rugovisti i cili për më shumë se tri dekada ka punuar pa rreshtur për liri, pavarësi dhe demokraci.

Postimi i tij:

Tendencat për linçim publik të tij, janë të ulta çnjerëzore. Agimi është rugovisti i cili për më shumë se tri dekada ka punuar pa rreshtur për liri, pavarësi dhe demokraci.

Agimin nuk e kanë ndalur as plumbat që i bartë në trup, e të mos flasim për akuzat e ulëta që ia adresojnë militantët e një partie me ideologji tjetër…

Duke qenë djali i një patrioti e veterani të arsimit, i cili ishte sekretar e bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës (Nuhi Gashi), miku im Agim Veliu dhe familja e tij, historikisht kanë qenë në udhë të drejtë, por fjalëpak e pa i akuzu kurrë të tjerët që nuk ishin bash n’udhë…

Tendencat për linçim publik të tij, janë të ulta çnjerëzore. Agimi është rugovisti i cili për më shumë se tri dekada ka punuar pa rreshtur për liri, pavarësi dhe demokraci.

Krenar me mikun tim të shtrenjtë, Agim Veliu!

Komento: