
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me raportet e Kosovës me SHBA-në.
Ai ka shkruar se përderisa Kosova e ka të pezulluar dialogun strategjik me SHBA-në, Serbia këtë dialog e nis këtë të premte.
Në profilin e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se nëse vazhdon kjo qasje, Kosova do të mbetet e izoluar ekonomikisht dhe politikisht.
“Kosova, si vendi më proamerikan në rajon dhe më gjerë, e ka të pezulluar dialogun strategjik me SHBA-në. Ndërsa, fqinji verior i Kosovës e nis këtë të premte raundin e parë të këtij dialogu me SHBA Kosova, si vendi më proamerikan në rajon dhe më gjerë, e ka të pezulluar dialogun strategjik me SHBA-në. Ndërsa, fqinji verior i Kosovës e nis këtë të premte raundin e parë të këtij dialogu me SHBA-në”, ka shkruar ai, duke përmendur që Kosova po refuzon që të bëhet pjesë e projektit të gazit.
“Po ashtu, Kosova, ka refuzuar të përfshihet në rrjetin rajonal të gazit, përmes të cilit synohet të shpërndahet gazi amerikan, i cili ka për qëllim uljen e varësisë nga gazi rus të vendeve të rajonin dhe më gjerë. Në të njëjtën kohë, fqinji verior i Kosovës tashmë ka hyrë në marrëveshje të mëdha kontraktuale energjetike, përfshirë edhe importin e gazit amerikan. Nëse vazhdon kjo qasje, Kosova mbetet e izoluar ekonomikisht dhe politikisht, duke humbur mundësinë për forcimin e partneritetit strategjik dhe të sigurisë energjetike”, ka shkruara ai.