Reagon ish-shefi i AKI-së: Kasaforta në Presidencë nuk është hapur, jam dëshmitar bashkë me Vjosa Osmanin

22:09 | 17 Dhjetor 2020

Ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi ka ritheksuar se kasaforta në Presidencë nuk është hapur.

Gashi thotë se kishte qenë aty bashkë me ushtruesen e detyrës se Presidentit, Vjosa Osmanin, me shefin e kabinetit të saj dhe me zyrtarin e AKI-së.

“Arsyeja që më nxiti me u inkuadru në emision nuk ishte shkarkimi por çështja e ngarkimit të drejtorit të AKI për hapjen e sefit. Unë kam qenë dëshmitar bashkë me u.d të Presidentit, Vjosa Osmanin dhe me shefin e saj të kabinetit dhe zyrtarin e AKI-së.

Unë jam dëshmitar, sefi nuk është hapur. Çdo gjë është bërë protkollare pra është njoftu Agjensioni i Intelegjencës për shkak se kanë qenë informata të AKI-së për Presidencën. Pra, sefi nuk është hapur dhe nuk ka pasur vepër penale”, tha Gashi në Rubikon.

Komento: