Reagon Këshilli i Prindërve: Mësimi të shtunave është gabim, nuk bëhet me zor

19:22 | 15 Tetor 2022

Këshilli i Prindërve: Mësimi të shtunave është gabim, nuk bëhet me zor

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar duke thënë se mësimi të shtunave është gabim dhe do të refuzohet arsyeshëm.

Përmes një reagimi në Facebook, KPK-ja tha se ka pasur tentim për njollosje ndaj tyre kinse deklarimet për mosmbajtjen e mësimit të shtunave janë politike e të pambështetura nga prindërit.

“Ka pasur tentim për njollosje të KP të Kosovës sikur deklarimet janë politike e të pambështetura nga prindërit për mos mbajtjen e mësimit të shtunave. Besojmë se sot kjo është vërtetuar (kush dëshiron të shoh e kuptoj drejt) që qëndrimet tona të deklaruara e konsistentë janë vullneti legjitim i prindërve, i bazuar në të drejtën e nevojën e fëmijëve për dinjitet, për pushim dhe aktivitet jashtëshkollor”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, në reagimin e tyre thuhet se mësimi nuk bëhet me zor.

“Neve, prindërve, na kanë mbështetur për muri vendimet arbitrare dhe mohuese të të drejtave të fëmijëve vazhdimisht (edhe nga institucionet) andaj zëri ynë duhet të jetë sa i fuqishëm e masiv, aq edhe legjitim, i arsyeshëm, i urtë e i bazuar. Mësimi nuk bëhet me zor! Kjo nuk po kuptohet drejt! Mësimi të shtunave është gabim e ai do të refuzohet arsyeshëm!
Një veprim civil, dinjitoz, i paanshëm e shumë i drejtë i mbrojtjes së fëmijëve u bë sot. FËMIJËT KANË TË DREJTA – OBLIGOHEMI T’I MBROJMË!”, thuhet në reagim.

Komento: