Reagon kryeministri Kurti: Ishte e tmerrshme ajo që pamë sot, s’ka qytetar që s’është shokuar

23:23 | 02 November 2022

Kurti del me reagim: Ishte e tmerrshme ajo që pamë sot, s’ka qytetar që s’është shokuar.

Lidhur me rastin e ushtrimit të dhunës ndaj të moshuarës në qendrën e të moshuarve në Pejë, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Skenat e dhunës që u shpërndanë në media e rrjete sociale, Kurti i ka quajtur të tmerrshme.

Ai ka thënë se me të kuptuar për rastin, institucionet kanë vepruar.

“Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuarën, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se do të qëndrojë pranë të moshuarve me vendime dhe përgjegjësi qytetare.

“Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare”, ka shkruar ai

Komento: