Reagon Kryetari i Odës Ekonomike për masat kufizuese

17:21 | 22 May 2021

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se masat kufizuese për secilin sektor të ekonomisë duhet të largohen.

Ai thotë se ka ardhur koha që këto masa të largohen pasi, sipas tij, sot as 2 për qind e të testuarve nuk kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

“Sot, as 2 % e te testuarve nuk kane rezultuar pozitiv me COVID-19.

Koha qe masat kufizuese per secilin sektor te ekonomise te largohen. Koha qe veren ta presim te hapur dhe me gjallerine me te cilen karakterizohet. Turizmi veror (vizitat nga mergimataret) jane infuzioni i domosdoshem per ekonomine tone”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Kujtojmë se sot u konfirmuan 35 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk ka pasur asnjë viktimë.

Komento: