Reagon Mbappe, qesh me hajgaren e grekut për shkuarjen në Arabi

23:59 | 24 Korrik 2023

Kylian Mbappe, duket se e ka bërë reagimin e parë për interesimin e klubit saudit Al-Hilal, pasi u raportua se i ka ofruar deri në 700 milionë euro pagë duke përfshirë të drejtat e imazhit.

Menjëherë qarkulluan lajme se Mbappe e ka refuzuar ofertën, dhe ylli i NBA, zgjodhi një mënyrë për të bërë shaka duke shkruar me ironi në rrjetin social Tëitter.

“Al Hilal ju mund të më merrni mua. Ngjaj sikur Kylian Mbappe”.

I menjëhershëm ishte reagimi i francezit, i cili i reagoi me emoje duke qeshur.

Duket se edhe oferta e bërë nga Arabia Saudite, është si lloj shakaje për Mbappen, i cili do të zgjidhte më parë një klub evropian.

Kujtojmë, PSG-ja në njëfarë mënyrë e ka përjashtuar Mbappen nga ekipi, duke mos e marr në turneun parasezonal në Azi, dhe duke e vënë në shitje.

Kjo pasi ai nuk pranoi të zgjatë kontratën aktuale që skadon në vitin e ardhshëm. Madje ai ka potencuar se do që të largohet vetëm si lojtar i lirë, pikërisht kur edhe i përfundon kontrata aktuale.

Komento: