Reagon mbesa e Hashim Thaçit, pas aktakuzës dhe udhëtimit drejt Hagës

14:23 | 07 Nëntor 2020

Pas aktakuzës dhe udhëtimit drejt Hagës, reagon mbesa e Hashim Thaçit.

Evgjeni Thaçi, mbesa e ish presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Thaçit dhe Kadri Veselit, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Thaçi ka publikuar nga një fotografi me ta, derisa ka shkruar se Kosova i pret edhe një herë triumfues.

“Me besim te palekundur ne drejtesi, me respekt te thelle per luften dhe sakrificen e popullit tone per liri UÇK, e me premtimin se do te punojme edhe me fort per vizionin qe ju ideuat per vendin, Kosova iu pret edhe nje here triumfues”, ka shkruar ajo.

Komento: