Reagon Messi pas golit dhe fitores së mbrëmshme

10:04 | 20 Shkurt 2023

Leo Messi reagon pas golit dhe fitores së mbrëmshme.

Lionel Messi ka qenë hero i Paris Saint-Germanit dje pasi ia siguroi fitoren ekipit të tij ndaj Lillet të Edon Zhegrovës.

Ylli argjentinas e realizoi golin e fitores me rezultat 4:3 për parisienët në minutat shtesë pasi e shënoi një gol mjaft të bukur nga gjuajtja e lirë.

Me këtë rast, PSG-ja e ruajti primatin në Ligue 1 me 5 pikë më shumë se Marseille, shkruan Gazeta Express.

E shtatë herë fituesi i Topit të Artë gëzimin e tij e ka shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Vamos” (shkojmë përpara), ka shkruar kampioni i freskët i botës në Instagram.

35 vjeçari synon ta ndihmojë PSG-në në arritjen e objektivave këtë edicion, ndërsa mision i gjigantit francez është përmbysja e rezultatit të Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve, krahas titullit të kampionit në Francë.

Atij do t’i skadojë kontrata me parisienët në muajin qershor dhe në atë kohë do të vendosë nëse do të vazhdojë të luajë në “Parkun e Princave” apo do të transferohet diku tjetër.

Komento: