Një sulm seksual ka ndodhur në Pejë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas raportimit të alpinistes Mrika Nikqi se është sulmuar seksualisht nga Flori Beqiraj.
Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se për shkak të rritjes së rasteve të dhunës e ngacmimit seksual, para disa javëve kanë punuar në ndryshimin e Kodit Penal në drejtim të ashpërsimit të masave e dënimeve për dhunuesit dhe ngacmuesit.
“Të njëjtat, do t’i finalizojmë dhe procedojmë tutje javën e ardhshme dhe do të përkujdesemi që të gjitha procedurat deri në fuqizim të bëhen në kohë sa më të shpejtë.
Institucionet e drejtësisë duhet të shqiptojnë dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksual”, shkroi Haxhiu.