Reagon Osmani pas përplasjeve mes Thaçit dhe anëtarëve të Komisionit Hetimor Parlamentar

18:13 | 26 Prill 2019

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani ka reaguar pas përplasjeve mes Presidentit Thaçit dhe anëtarëve të Komisionit Hetimor Parlamentar

“Institucioni më i lartë i vendit (Presidenti) = Faqja më e zezë e vendit tonë”, ka shkruar ajo.

Ka reaguar edhe Avdullah Hoti, ndërkohë kontributin në Komisionin Hetimor nga radha e LDK’së e kanë dhënë dy deputetët e kësaj partie, Driton Selmanaj e Anton Quni, të cilët janë përplasë ashpër me Thaçin.

Driton Selmanaj e ka akuzuar drejtpërdrejtë Thaçin se qëndron prapa deportimit të shtetasve turq.

Me deputetin Anton Quni, Thaçi ka shkëmbyer akuza e kundërakuza për hesape lufte.

Komento: