Reagon Osmani pasi Kurti nuk e përkrahu për mandatin e dytë: Rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, hapen nga populli

10:45 | 29 Prill 2026
reagon-osmani-pasi-kurti-nuk-e-perkrahu-per-mandatin-e-dyte:-rruget-qe-u-mbyllen-nga-padrejtesite,-hapen-nga-populli

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar sot pasi Kuvendi i Kosovës është shpërndarë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

Osmani ka thënë se “rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”.

“Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngritët edhe nga momente shumë më të rënda. Ka ardhur koha për dashni. Mjaftë më me propagandë, përçarje e ndjellje të frikës. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim dashni, aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë. Aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën”, ka thënë Osmani.

Komento: