Reagon Pacolli: E pakuptueshme se si qytetarja e Kosovës Rada Trajkoviç mbahet në kushte jo-njerëzore

23:04 | 16 Dhjetor 2022

Pacolli: E pakuptueshme se si qytetarja e Kosovës Rada Trajkoviç mbahet në kushte jo-njerëzore.

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas fotografisë së shpërndarë të gjendjes shëndetësore të këshilltares së ministrit për Kthim dhe Komunitete, Rada Trajkoviq.

Pacolli përmes një shkrimi thotë se bota demokratike.

“Është e e pakuptueshme, jo ligjore e as korrekte që qytetarja e Kosovës Rada Trajkoviç të mbahet në kushte jo-njerëzore në kufirin e Kosovës e Serbisë. Bota demokratike duhet të reagoj pa hezitim në lirimin e zonjës Trajkoviç e cila përndryshe është e semurë dhe i nevojitet trajtimi mjekësor”.

Ndryshe, gjendja shëndetësore e këshilltares së ministrit për Kthim dhe Komunitete, Rada Trajkoviq është përkeqësuar gjersa po mbahej nga policia serbe në pikëkalimin kufitar të Merdares.

Si rezultat i kësaj, ajo është transferuar në një qendër mjekësore në Prokupël të Serbisë.

Komento: