Reagon Peci pas kërkesës së PDK-së për shkarkimin e tij: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç pritni kriminela

14:38 | 17 November 2024
reagon-peci-pas-kerkeses-se-pdk-se-per-shkarkimin-e-tij:-nuk-mundeni-me-me-ndal-as-me-uje,-as-me-plumba-–-vec-pritni-kriminela

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar të dielën pas kërkesës së PDK-së në një konferencë për media, që ai si ministër të shkarkohet, së bashku me deputeten Fitore Pacolli nga pozita e Kryetare së Komisionit Parlamentar për Bujqësi.

Peci ka shkruar në Facebook se nuk do të munden ta ndalin as me ujë e as me plumba, teksa i ka quajtur zyrtarët e PDK-së kriminelë e horra.

“Siç edhe ua kam bërë me dije në fillim të mandatit, nuk mundeni me më ndalë as me ujë e as me plumba! Po e vështroj me kujdes shthurjen mentale të akuzave e shpifjeve! E nisi sulmin paterica e PDK-së, LDK ja e bitisi PDK-ja me kërkesa për shkarkime! Veç pritni kriminela! Nëse deri tash kam treguar etikë në të shprehur, nga tash e tutje do flas më hapur se asnjëherë tjetër e do t’iu demaskoi si kurrë më parë! Secili sulm i juaji është i kuptueshëm sepse suksesi në sektorin e bujqësisë e ndryshimi është aq radikal sa që vështirë është të përpihet nga ju! Bile ky ndryshim radikal ju tmerron sepse nuk mund ta imagjinoni që instalacioni kleptomaniak i qeverisjes suaj më nuk ekziston. Është përtej realitetit tuaj meritokracia si bazë e parim! Andaj, durim horra se nga nesër, çdo ditë do ta shpërfaqi pafytyrësinë e kriminalitetin tuaj me emra”, ka shkruar Peci në Facebook.

Komento: