
Victoria Beckham është rikthyer në Instagram vetëm pak pasi djali i saj, Brooklyn Beckham, bëri deklarata publike që ndezën një debat të fortë mbi marrëdhëniet brenda familjes Beckham. Megjithatë, ndryshe nga pritshmëritë për një reagim ndaj akuzave të djalit të saj të madh, Victoria zgjodhi të mos ktheje nje pergjigje.
Në vend të kësaj, ajo publikoi një urim për ditëlindjen e shoqes së saj të ngushtë, Emma Bunton -e njohur për publikun si “Baby Spice”- duke rikthyer kujtimet nga periudha e artë e Spice Girls.
Postimi vjen pasi Sir David Beckham foli hapur për ndikimin dhe rolin e rrjeteve sociale gjatë një paraqitjeje në emisionin “Squawk Box” të CNBC. Ai theksoi se mediat sociale kanë një fuqi të madhe, si pozitive ashtu edhe negative, veçanërisht për fëmijët.
“Gjithmonë kam folur për fuqinë e rrjeteve sociale, si për mirë ashtu edhe për keq. Ajo që fëmijët kanë sot në dispozicion mund të jetë e rrezikshme,” u shpreh ai. “Por kam mësuar, edhe përmes fëmijëve të mi, se këto platforma duhet të përdoren për arsyet e duhura.”
David Beckham shtoi se e ka shfrytëzuar vazhdimisht profilin e tij për të mbështetur punën e UNICEF-it, duke nënvizuar se rrjetet sociale janë një mjet i fuqishëm për rritjen e ndërgjegjësimit global për të drejtat e fëmijëve. “Përpiqem të bëj të njëjtën gjë edhe me fëmijët e mi- t’i edukoj. Ata bëjnë gabime, por fëmijëve duhet t’u lejohet të gabojnë. Kështu mësojnë,” tha ai.
Sipas raporteve ne media, tensionet familjare kanë qenë të pranishme prej kohësh dhe përfshijnë episode si ndryshimi i fustanit të nusërisë së Nicola Peltz në minutën e fundit, komente fyese dhe presion rreth përdorimit të mbiemrit Beckham.
Brooklyn Beckham, nga ana e tij, ka dalë hapur në mbrojtje të bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, me të cilën u martua në vitin 2022, duke folur për një “mungesë të vazhdueshme respekti” ndaj saj dhe duke lënë të kuptohet se marrëdhëniet me familjen e tij janë aktualisht të ftohta.
comment
