Reagon Policia: Kovaçeviq nuk u sulmua për fushatë anti-serbe, por për prerje pylli

19:26 | 17 Janar 2022

Policia i reagon Listës Serbe: Kovaçeviq nuk u sulmua për fushatë anti-serbe, por për prerje pylli.

Gjatë ditës së djeshme, subjekti politik serb në Kosovë, “Lista Serbe” përmes një deklarate tha se Milan Kovaçeviq u sulmua në Runik të Skenderajt, si pasojë e fushatë anti-serbe nga Qeveria e Kosovës.

Në lidhje me këtë, këtë të hënë ka reaguar Policia e Kosovës, ku tha se kjo është e pavërtetë, sepse sipas tyre, deri tek fjalosja ka ardhur pasi i njëjti [Kovaçeviq] është shprehur se mashkulli kosovar me iniciale B.S ia kishte dëmtuar pyllin.

“Vlen të potencohet se Policia e Kosovës pas raportimit të rastit, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operativo hetimore, duke arrestuar personin e dyshuar si dhe duke intervistuar një dëshmitar të rastit dhe pas kompletimit rasti është proceduar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës, pas paralajmërimeve për mbajtjen e referendumit serb edhe në Kosovë, ka thënë se situata ka qenë e qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident.

Komento: