Prishtina reagon pas testeve pozitive me COVID-19: Ende nuk ka vendim për ndeshjen.
Prishtina ka udhëtuar për herë të dytë në Gjibraltar brenda javës për ta zhvilluar ndeshjen paraelimnatore të Ligës së Evropës ndaj Lincoln Red Imps.
Fituesit të Kupës së Kosovës herën e parë i kishin dalur pozitiv me COVID-19 plot tetë lojtarë dhe ndeshja ishte shtyrë.
UEFA ia mundësoi Prishtinës edhe një herë të paraqitet për këtë ndeshje, ndërsa klubi kryeqytetas mblodhi mbi 20 lojtarë nga klubet e Superligës së Kosovës për tu paraqitur në këtë ndeshje.
Në testet e publikuara sot, përsëri kanë dal pozitiv tetë lojtarë të klubit prishtinas, ndërsa këta të fundit kanë shkruar se ende nuk ka vendim final.
“Nuk ka ende vendim final. Pas konfirmimit të tetë rasteve me të infektuar nga autoritetet, ende nuk ka vendim nga UEFA për fatin e ndeshjes”.
“Zyrtari i klubit për ndeshje, Bajram Shala është në kontakt me të gjitha autoritetet gjegjëse”, thuhet në komunikatë.
Gjasat që Prishtina ta humb këtë ndeshje me rezultat zyrtar janë të mëdha, pasi nuk ka lojtarë për ta zhvilluar këtë ndeshje.