ShSKUK thotë se s’ka përgjegjësi që logopedi ishte pa licencë.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka reaguar për raportimin se logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu e kishte keqtrajtuar një vajzë 5-vjeçare e diagnostifikuar me autizëm.
Por pos kësaj është raportuar se ordinanca e logopedit Fazliu nuk kishte licencë.
Për këtë ShKUK e ka larguar përgjegjësinë nga vetja. Thonë se dikush tjetër lëshon licenca.
“Sa i përket mungesës së licencës së punës, lëshimi i tyre është në kompetencë të Odave përkatëse, Odës së Mjekëve për mjekë dhe Odës së Infermierëve për profilet tjera, për çka të njejtit duhet të lajmërojnë institucionet”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Të dielën në Kosovë është raportuar se logopedi Illjasa Fazliu e ka keqtrajtuar një fëmijë 5-vjeçar, duke u arrestuar.
Por para se të arrestohej ai është sulmuar fizikisht nga babai dhe xhaxhai i 5-vjeçares, të cilët po ashtu u arrestuan.