Reagon Sindikata e punëtorëve të aeroportit: LIMAK po u hakmerret grevistëve duke i larguar nga puna

18:27 | 10 August 2021

Sindikata e punëtorëve të aeroportit: LIMAK po u hakmerret grevistëve duke i larguar nga puna, disave tjerë ua ka zvogëluar pagat.

Tollovi skandaloze po shkaktohen çdo ditë në Aeroportin e Prishtinës, përkundër situatës jo të mirë epidemiologjike dhe rritjes se numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë.

E për këto tollovi ka reaguar Sindikata e punonjësve të Aeroportit “Adem Jashari”, duke e fajësuar menaxhmetin për gjendjen në aeroport.

Sipas reagimit krejt kjo pasi në Aeport, LIMAK ka larguar nga puna disa punonjës të saj, si hakmarrje shkaku i pjesëmarrjes në grevën e vitit të shkuar në aeroport, përfshirë edhe kryetarin e sindikatës.

Rrjedhimisht, theksohet se mungesa e stafit, sipas FSPKLK-së i ka stërngarkuar me orare punonjësit aktual të Aeroportit të Prishtinës.

Tutje, në reagim tregohet se LIMAK, po ashtu në shenjë hakmarrje për grevën ua ka zbritur disa punonjësve tjerë pagat, pasi morën pjesë në greve e gjithashtu ua ka mbyllur edhe zyrën e sindikatës.

Reagimi i plotë:

Federata e Sindikatës së Pavarur për Komunikacion e Lidhje e Kosovës(SPKLK), përmes këtij reagimi shpreh shqetësimet e thella dhe njofton opinionin dhe Institucionet relevante të vendit ,me gjendjën e rëndë nepër të cilën aktualisht po kalojnë punëtorët e Aeroprtit Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë.

Shkas për këtë reagim është tollovia e shkaktuar në ANP “Adem Jashari” në Prishtinë, nga pasagjerët shumicën dërmuese të këtyre pasagjerëve e përbëjnë diaspora jonë. Ne na vjën keq për maltretimet që përjetojnë ata. Por kjo tollovi nuk është shkaktuar me fajin e punëtorëve, ndërsa fatëkeqësishtë pasojat po i bartin punëtorët, siq patëm një sulm fizik mdaj një puntori. Fajtori dihet, është Menagjmenti i ANP-ës, atje duhet të kërkohet llogari jo tek punëtorët.

SPKLK-ë dhe SHS-le e ANP-ës, parreshtur ka ngritur shqetësimet për shkeljën e të drejtave të punëtorëve të ANP-ës nga ana e Menagjmentirt, sidomos pas Grevës së puntorëve për realizimin e të derjtave të tyre mbajtur në vitin 2019. Pas Grevës së punëtorëve, fillon me të madhe hakmarrja e Menagjmentit ndaj punëtorëve, sidomos ndaj atyre që janë antarë të sindikatës dhe që ishin pjesëmarrës në Grevë. Format e hakmarrjës dhe presioneve ndaj punëtorëve janë nga më të ndryshmet si; largimet nga puna përmes inskenimeve u largua Kryetari i sindikatës, nëkryetari ,u mbyll zyra e sindikatës dhe u larguan nga puna rreth 100 punëtorë vetëm gjatë pandemisë COVID-19), u largun punëtorë të licencuar me përvoj pune edhe me mbi 20 vjet, ju zvogluan disa puntorëve pagat, ju ndërruan vendet e punës ,për asgjë duke ju montuar raste i dërgojnë në komisione displinore, ua zgjasin orarin e punës çak edhe nënave me beba, prej 30 sporteleve që ekzistojnë për procedim të pasagjerëve punojnë vetëm pak mbi 50% prej tyre për këtë arësye shkaktohen tollovitë, pra punëtorët janë të sterngarkuar këtë e dëshmon ky shembull praktik, sipas njoftimit nga ana e Menxhmentit të ANP-ës, thuhet se për një muaj u proceduan rreth 300.000 mijë pasagjer dhe u thye rekordi, (nëse llogarisim: 300.000 pasagjer x 20 kg peshë të lejuara = 6.000.000 kg, pra punëtorët për një muaj kanë proceduar 6.000.000 kg peshë). Kështu pra e trajton” asetin më të çmuar” siq thotë zëdhënsja e ANP-ës Menagjmenti.

Ju tërheqim vërejtjën Menagjmentit dhe Institucioneve dhe kërkojmë urgjentisht trajtim të punëtorëve sipas ligjit, ndaljën e presioneve ndaj tyre, kthimin e puntorve të larguar jashtë ligjshëm nga vendet e tyre të punës,lejimin e sindikatës ta ushtroj veprimtarinë në selin e vetë në ANP-ë, puntorët janë të stërngarkuar me punë duke u angazhur me nga 12 e ka raste deri në 14 orë punë, të gjitha këto ndikojnë edhe në sigurinë dhe mbarvajtjen e procesit të punës në ANP,për çdo gjë që ndodhë përgjegjësinë e bartë Menaxhmenti i ANP-ës sepse dialogun social me sindikatën e ka ndërprerë në tërësi.

Komento: