Reagon Sindikata e QKUK-së: Nuk i tolerojmë sjelljet e infermiereve si ndaj të moshuarës në Pejë

21:30 | 02 November 2022

Sindikata e QKUK-së: Nuk i tolerojmë sjelljet e infermiereve si ndaj të moshuarës në Pejë.

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së ka reaguar pas rastit të sulmit fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë “Orenda”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ndjehen të shqetësuar për këtë ngjarje.

“Duke falënderuar qytetarët për besueshmërinë që kanë në infermierët dhe profesionin e infermierit, i sigurojmë që veprimet e tilla asnjëherë nuk do i pranojmë dhe tolerojmë”.

“Sjellje të tilla nuk u përkasin infermierëve, andaj ftojmë OIK ( Oda e Infermierëve të Kosovës ) që tani pas konfirmimit nga ana e Inspektoratit dhe Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me validitetin e licencave të punës të marrë masa urgjente ndaj atyre “infermiereve”, me ç’rast do mbrohen edhe infermierët e tjerë nga njollosja e profesionit të infermierit, si dhe duke siguruar qytetarët që vepra të tilla nuk do të tolerohen”, thuhet në njoftim

Komento: