Reagon Vjosa Osmani: Kontrata me Wiliam Walker nuk është shkëputur por skadon këtë muaj

22:16 | 10 Dhjetor 2020

Vjosa Osmani ka reaguar pas lajmit se ka shkëutur kontratën e presidencës me Wiliam Walker.

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në facebook, ka sqaruar shfuqizimin e kontratës në mes të Zyrës së Presidentit dhe ambasadorit Ëilliam Ëalker. Edhe pse në një deklaratë për T7, Vjosa Osmani ka thënë se ka skaduar kontrata me fondacionin Ëalker dhe nuk do ta vazhdojë atë, ajo ka reaguar duke thënë se kontrata nuk ka skaduar akoma.

Osmani ka thënë se kontrata nuk është shkëputur, por do të skadojë në këtë muaj. Sipas saj, Presidenca është njoftuar nga fondacioni se Ëilliam Ëalker nuk përfiton asnjë cent nga kjo kontratë.
“E vërteta është se kontrata nuk është shkëputur por skadon këtë muaj”, shkruan Osmani.

Ndërsa në një prononcim për T7, Osmani thotë se “Kontrata ka skaduar dhe nuk është vazhduar”.

“Presidenca është njoftuar nga fondacioni, në një takim zyrtar në presidencë më 17.11.2020, që asnjë cent nga kjo pagesë nuk i dërgohet personalisht z. Ëilliam Ëalker”, thotë Osmani.

Ndërsa pas lajmit se Osmani ia ka shkëputur kontratën Ëalkerit, janë paraqitur reagime të ndryshme.

Një ndër to është edhe Betim Gjoshi i PDK’së, i cili i ka thënë Osmanit arrogante, të padijshnme e antishqiptare.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Osmanit:

E pabesueshme se deri në cfarë niveli të ulët shkojnë dezinformatat lidhur me ngjarje publike në vendin tonë. Për shembull, sot thuhet se unë kam “shkëputur kontratën me z. Ëilliam Ëalker”. E vërteta është se kontrata nuk është shkëputur por skadon këtë muaj, sipas afateve të parapara në vetë këtë kontratë. Poashtu nuk ka pasur asnjëherë kontratë me personalisht z. Ëilliam Ëalker. Ka pasur një kontratë me fondacionin e udhëhequr nga drejtori ekzekutiv z. Hasan Salihu e cila mbanë emrin Fondacioni Ëalker. Presidenca është njoftuar nga fondacioni, në një takim zyrtar në presidencë më 17.11.2020, që asnjë cent nga kjo pagesë nuk i dërgohet personalisht z. Ëilliam Ëalker.

Në njoftimin zyrtar, dërguar këtij fondacioni, me datë 1 dhjetor, Presidenca ka shprehur gatishmërinë që të mbetet në kontakt me z. Ëalker personalisht dhe citoj: “PËR TË PARË MUNDËSINË E BASHKËPUNIMIT EDHE MË KONKRET DHE MË TË AFËRT”. Z.Salihu, asnjëherë nuk është përgjigjur në këtë gatishmëri tonën. Poashtu, me qëllim që të shohim mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë, ne kemi kërkuar raportet e punës për periudhën e deritanishme për të kuptuar natyrën e shërbimeve të ofruara. ASNJË RAPORT NUK ËSHTË DORËZUAR dhe asnjë dokument pune lidhur me këtë kontratë nuk është gjendur në Presidencë. Ne kemi kërkuar raporte pune në vecanti për muajt nëntor e dhjetor, ashtu sic parashihet në nenin 6 të kontratës por asgjë nuk është dërguar deri më tani.

Cdo mik i Kosovës do t’i ketë përherë dyert e hapura në institucionet tona, prandaj edhe sic kemi ofruar bashkëpunim deri tani do ta ofrojmë edhe tash e tutje. Ndërkaq cdo mënyrë e angazhimit do të bëhet vetëm e vetëm në përputhje me ligjin.

Të gjitha mediat që kanë shpifur, do të paditen.

Komento: