
Yll i Barcelonës ka dhënë lajmin se është shëruar dhe mund të kthehet në fushën e blertë në ndeshjën kundër Real Betis.
Real Betis i ka dërguar një mesazh qesharak Lionel Messit te Barcelona.
Ylli i Barcelonës është rikthyer në stërvitje në prag të ndeshjes me Real Betis.
Lajmi sigurisht se është mirëpritur nga të gjithë tifozët e Barcelonës por jo edhe nga Real Betis.
Nëpërmjet një postimi në Tëitter, kundërshtari i ardhshëm i Barcelonës në shaka ka kërkuar nga Messi të mos ngutet në rikuperimin nga lëndimi, transmeton lajmi.
“Nuk ke nevojë të ngutesh, Leo. Nuk ka nevojë për sakrificë”, shkroi profili zyrtar i Real Betisit në Tëitter. Betis në edicionin e kaluar e pësoi keq nga Messi i cili shënoi 5 gola në dy ndeshje.