
Pogba, ende nuk e di se ku do të luajë edicion e ri.
Paul Pogba dëshiron largimin nga Manchester United. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vet mesfushori i i cili deklaroi se kërkon një eksperiencë të re.

Real Madri dhe Juventusi janë dy skuadrat më të interesuar për lojtarin dhe janë gati të paguajnë shumën e kërkuar nga Manchesteri.
Shuma e kërkuar nga “Djajtë e Kuq” është mbi 120 milionë euro dhe nuk kërkojnë asnjë lojtar në shkëmbim. Tashmë e ardhmja e Pogba mbetet ende në dyshim, me klubin që kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij. Francezi është edhe një dëshirë e madhe e Zidan për mesfushën e Real Madrid.