Real Madird fiton ndaj Cadizit, shkëlqen Rodrygo

20:55 | 26 Nëntor 2023

Real Madrid e ka mposhtur Cadizin me rezultat, në takimin e javës së 14-të të La Liga.

Reali dominoi takimin e padyshim që Rodrygo ishte ai që shkëlqeu.

Në minutën e 14-të pasi dribloi mbrojtjen e vendasve, Rodrygo zhbllokoi takimin.

Ndërsa në minutën e 64’ sërish duke kaluar kundërshtarët i vetëm, Rodrygo realizoi golin e dytë pas asistit të dhuruar nga Modric.

Sfida u vulos nga Bellingham me një super goditje në minutën e 74’, me anglezin që u asistua nga Rodrygo.

Pas këtij takimi, Cadiz renditet në vend të 16-të me 10 pikë, teksa Real Madrid merr momentalisht kreun me 35 pikë.

Komento: