Kylian Mbappe, mund të largohet nga PSG.
Çmimi i tij është më shumë se 250 milionë euro, një shifër që nuk i frikëson skuadrat të cilat janë të gatshme të paguajnë për një yll siç është francezi i ri përcjell ORAinfo.
Me ardhjen e Neymarit, i cili është vendosur si një ikonë e klubit, një sanksion UEFA do të detyronte PSG të heqë qafe një yll. Dhe Mbappé mund të jetë ai që duhet sakrifikuar.
Florentino Perez, është prapa tij dhe ish ylli i Monakos tashmë e ka bërë të ditur atë që ai kërkon të jetë lojtari më i paguar në botë dhe yll në skuadër.
Mbappé tashmë e ka bërë të qartë, nëse e duan atë në Real Madrid, do të jetë e nevojshme për të bërë një ofertë të majme. Dhe Florentino është gati për gjithçka./ORAinfo/