
Real Madrid, raportohet se është i interesuar të sjellë mesfushorin e Manchester Cityt, Ilkay Gundogan në Bernabeu gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.
E ardhmja e 31-vjeçarit aktualisht është subjekt i shumë spekulimeve, me kontratën e tij në Etihad Stadium që do të përfundojë qershorin e ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Një raport i kohëve të fundit pohoi se Qytetarët nuk po planifikojnë t’i ofrojnë gjermanit një zgjatje, gjë që mund ta shihte atë këtë verë, me Barcelonën dhe Arsenalin që të dy besohet të jenë të etur për ta nënshkruar atë gjatë merkatos së ardhshme.
Megjithatë, sipas gazetarit Ekrem Konur, ka gjithashtu një interes të vërtetë nga Real Madrid, me skuadrën e Carlo Ancelottit që identifikon Gundoganin si objektivin kryesor të verës./ORAinfo/