Joao Gomes, është bërë një nga lojtarët më të lidhur me një lëvizje në Evropë.
21-vjeçari ka lënë mjaft përshtypje në vendin e tij dhe mund të jetë braziliani i fundit që do t’i bashkohet Real Madridit, përcjell ORAinfo.
Martin Liberman ka pohuar se Los Blancos janë ‘shumë afër’ për të mposhtur pjesën tjetër të klubeve të interesuara për nënshkrimin e tij.
Ai shtoi se skuadra e Carlo Ancelottit do të ishte e gatshme të paguante deri në 30 milionë euro për të riun./ORAinfo/