Real Madrid afër transferimit të këtij talenti

08:23 | 10 Janar 2019

Real Madridi po vazhdon me transfere të ndryshme.

Pas transferit të Brahim Diazit nga Manchester City, sipas së përditshmes Marca, Real Madridi është afër për ta transferuar mbrojtësin e Malagas, Chechu.

Mbrojtësi 17 vjeçar mund të luaj, pos qendrës, edhe në anën e majtë të mbrojtës.

Ai asnjëherë nuk ka luajtur për skuadrën seniore të Malagas por ka tri paraqitje për Spanjën U17.

Madridi po dëshirojnë që të nënshkruajnë më të menjëherë por mund ta aranzhojnë një marrëveshje të re që e sjell atë në Real Madrid në sezonin e ardhshëm.

Komento: