Real Madrid-Ajax, publikohen formacionet zyrtare, ka befasi

20:22 | 05 Mars 2019

Sonte kthehen ndeshjet e Champions Leagues.

Real Madridi dhe Ajaxi e zhvillojnë ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve në Santiago Bernabeu.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Johan Cruyff Arena’, Los Blancos fituan me rezultat 2-1 duke e mposhtur skuadrën nikoqire para tifozëve të vet.

Dhe duke qenë se sfida kthyese në Madrid, Mbretërit janë favoritë për të siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të garës më të madhe evropiane për klube.

Trajnerët Santiago Solari dhe Erik ten Hag i kanë gati formacionet e tyre për këtë ndeshje të rëndësishme.

Formacioni zyrtar i Real Madridit: Courtois, Crvajal, Varane, Nacho, Reguilon, Modric, Kroos, Casemiro, Lucas V., Vinicius Jr., Benzema.

Formacioni zyrtar i Ajaxit: Onana, De Ligt, Van de Beek, Neres, Tadic, Mazraoui, Blind, Schone, De Jong, Ziyech, Tagliafico.

Komento: