
Real Madrid, ka arritur një marrëveshje verbale me AS Monaco për të nënshkruar me Aurelien Tchouameni në një marrëveshje me vlerë mbi 100 milionë euro zbulon Athletic.
Aktualisht dy klubet po punojnë për finalizimin e dokumentacionit për të firmosur dhe shpallur zyrtarisht transferimin e 22-vjeçarit, përcjell ORAinfo.

Mesfushori francez ka vendosur t’i bashkohet kampionëve spanjollë dhe evropianë, pavarësisht interesimit nga klubet rivale si Paris Saint-Germain, Liverpool dhe Manchester United./ORAinfo/