Real Madrid – Aubameyangun, lajm bombë nga Spanja

13:12 | 16 April 2020

Kriza nga kronavirusi nuk pritet të ndikojë shumë në afatin e transferimeve të verës.

Real Madridi e ka bërë prioritet transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang gjatë afatit kalimtar të verës, pasi që ditët e fundit kanë luajtur rol vendimtar në intensifikimin e interesimit të klubit madrilen për sulmuesin e Arsenalit.

Klubi spanjoll është ende duke u përballur me përgjegjësinë e gjetjes së një lojtari që mund ta përmbushë hapësirën e lënë bosh nga Cristiano Ronaldo, që kur ky i fundit u largua për në Juventus në verën e vitit 2018.

Megjithatë, Zinedine Zidane tani beson se e ka gjetur zëvendësuesin e duhur për portugezin. Gazeta spanjolle Sport raporton se trajneri francez tani dëshiron ta transferojë Pierre-Emerick Aubameyangu, i cili po ngurron ta rinovojë kontratën e tij me Arsenalin.

Për më tepër, Sport raporton se sulmuesi tashmë u ka kërkuar drejtuesve të klubit londinez ta lejojnë të largohet nga skuadra sapo të përfundojë sezoni, pasi që edhe shumë klube të tjera, si Barcelona, Interi, Manchester Unitedi e Paris Saint-Germaini janë duke e mbikëqyrur situatën e tij.

Aubameyangu e ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij me Arsenalin dhe kjo e ka motivuar Real Madridin ta intensifikojë interesimin, pasi që madrilenët besojnë se mund ta blejnë atë për 44 milionë funte.

Që kur është transferuar në Arsenal, 30-vjeçari ka arritur t’i shënojë 61 gola në 97 paraqitjet e tij, përderisa e ka fituar edhe shiritin e kapitenit. Megjithatë, Arsenali nuk pritet të kualifikohet në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve dhe kjo i ka shtuar dyshimet për të ardhmen e tij.

Komento: