Real Madrid-Barcelona, ka ndryshim te formacionet zyrtare

19:58 | 02 Mars 2019

Sonte luhet El Clasico.

Real Madrid pret në shtëpi Barcelonën në një ndeshje e vlefshme për kampionat Los Blancos kërkojnë fitoren për të rihapur kampionatin dhe si një shenjë hakmarrjeje pas humbjes në Copa Del Rey.

Pas super ndeshjes në “Santiago Bernabeu” të mërkurën mbrëma, ku Barcelona e mposhti 3-0 Real Madridin, gjigantët spanjoll do të përballen sërish mes vete, tani në kuadër të La Ligas. Në rast fitores ndaj Los Blancos, diferenca do të shkonte në 12 pikë, praktikisht, do të ishte pothuajse gjithçka e mbyllur sa i përket garës për titull dhe Reali do të mbesë e të shpresojë vetëm në Ligën e Kampionëve.

Formacionet zyrtare Real Madrid XI: Courtois; Reguilon – Ramos – Varane – Carvajal; Kroos – Casemiro – Modric; Vinicius – Benzema – Bale Barcelona XI: Ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Lenglet, Alba; Rakitic, Busquets, Arthur; Messi, Luis Suárez, Dembélé.

Komento: