Real Madrid ‘blindon’ Arda Gulerin, rinovon kontratën deri në vitin 2032

13:27 | 18 Nëntor 2026

Talenti i madh turk, Arda Güler, do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit edhe për shumë vite të tjera, pasi klubi mbretëror ka konfirmuar zyrtarisht vazhdimin e kontratës me të deri në vitin 2032.

Ylli i ri i “Los Blancos” ka vendosur ta lidhë të ardhmen e tij afatgjatë me gjigantin spanjoll, duke konfirmuar besimin e ndërsjellë mes lojtarit dhe drejtuesve të klubit nga “Santiago Bernabéu”, shkruan IndeksOnline.

Nën drejtimin e trajnerit José Mourinho, i cili i ka dhënë besim dhe hapësira të rëndësishme në ekip, Guler po tregon rritje të vazhdueshme dhe paraqitje gjithnjë e më bindëse me fanellën madrilene.

Komento: