Sipas asaj që është raportuar nga Tuttosport sot, Bayern Munich janë shumë të interesuar në nënshkrimin e yllit të Olympique Lyon, sulmues-mesfushorin, Nabil Fekir.
Fekiri gati la Lyon gjatë verës, me ofertën që iu bë nga Liverpooli, duke rënë dakord për një marrëveshje dhe madje ishin publikuar fotot për lojtarin e tyre të ri, por që çdo gjë u shkatërrua në fund përcjell ORAinfo.
Tani, Tuttosport sugjerojnë se Bayern Munich do të donte të shtonte francezin në listën e tyre.
Megjithatë, Real Madridi është gjithashtu i interesuar për mesfushorin francez, që do të thotë se ka gjasa të jetë një garë për të siguruar nënshkrimin e Fekir./ORAinfo/