Real Madrid dhe Chelsea në “luftë” për yllin e Milanit

20:45 | 05 Mars 2019

AC Milan e sheh kapitenin e klubit, Alessio Romagnoli si të paprekshëm, ani se ka një interes të madh nga Real Madridi dhe Chelsea, thotë Calciomercato.com.

Romagnoli gjithashtu nuk ka interes të largohet, dhe më herët hodhi poshtë mundësinë për t’u bashkuar me Antonio Conte kur italiani menaxhoi Chelsea përcjell ORAinfo.

Megjithëse Romagnoli dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, Milan janë në vendin e tretë të këtij viti dhe ai mund të ketë mundësi në sezonin e ardhshëm ta prekë këtë garë./ORAinfo/

Komento: