Real Madrid dhe Chelsea po shkëmbejnë këta super-lojtarë

16:00 | 11 Prill 2019

Pasi ta transferojë Eden Hazardin nga Chelsea, Real Madrid mund të humbasë një lojtar.

Chelsea e dëshiron qëndrimin e Mateo Kovacic në skuadër, pasi aktualisht është në huazim nga Real Madrid.

Mesfushori kroat po pëlqehet nga Maurizio Sarri, ndërsa madrilenët e duan Eden Hazardin, përcjell aljmi.

Nëse Chelsea vendos ta transferojë Mate Kovacicin, atëherë vlera e belgut mund të bije në 60 milionë, pasi kroati vlerësohet në 40 milionë.

Real Madrid është i gatshëm të heq dorë nga kroati, vetëm që t’i marrë shërbimet e Hazard në afatin kalimtar të kësaj vere.

Komento: