Real Madrid dhe Juventus afër shkëmbimit të ‘çmendur’

14:26 | 20 Janar 2023

Shkëmbim spektakolar: Vlahovic në Madrid, ndërsa ylli i Realit te Juventusi.

Bomba e janarit, Reali dhe Juventusi shkëmbejnë yjet e tyre.

Sulmuesi i Juventusit, Dusan Vlahovic, është njëri nga lojtarët më të përfolur javët e fundit.

Vlahovic është i lidhur me një largim nga Zonja e Vjetër një vit pas transferimit të tij në Torino.

Juventus e bleu Vlahovic në Janarin e vitit 2022 për 81.6 milionë euro, por sulmuesi 22-vjeçar nuk po bind me paraqitjet e tij.

Interesim për Vlahovic ka shfaqur Arsenali, por në garë është përfshirë edhe Real Madrid dhe Los Blancos kanë gati ofertën joshëse për Biankonerët.

Reali është i gatshëm t’ia ofrojë Juventusit kartonin e Antonio Rudiger dhe 40 milionë euro në këmbim të Vlahovic.

Rudiger do të ishte zëvendësuesi ideal i Bonuccit dhe Biankonerët janë të hapur për këtë operacion.

Komento: