
Duket se Reali e PSG-ja kanë arritur marrëveshje.
Keylor Navas do të bëhet lojtar Paris Saint-Germain deri të hënën, ditën e fundit të afatit të transferëve
Skuadra e Ligue 1 do të paguajë 15 milionë euro Real Madridit derisa do të huazojë portierin, Alphone Areola-i cili më parë kishte luajtur në La Liga me skuadrën e Villarreal – te Los Blancos për sezonin 2019/20, derisa Keylor do të nënshkruaj kontratë tri vjeçare me Parisin me vlerë gjashtë milion euro në sezon.
Marrëveshja në mes të PSG dhe Keylor nuk ndryshon shumë nga ajo që portieri ishte pajtuar me të në qershor, kur Antero Henrque ishte ende drejtor sportiv i PSG-së.
Keylor mund të jetë në skuadrën e Madridit edhe në udhëtimin e tyre në Villarreal të dielën në mbrëmje, e që mund të jetë startues në skuadrën e Zinedine Zidane.