Real Madrid dhe Roma pësojnë humbje, por ja ҫfarë ndodhi

21:02 | 12 Dhjetor 2018

Reali dhe Roma sonte janë mposhtur.

Real Madrid dhe Roma janë mposhtur nga kundërshtarët e tyre, mirëpo kanë arritur ta kalojnë fazën e grupeve.

Madrilenët u mposhtën nga CSKA Moska në ‘Santiago Bernabeu’ me rezultat të thellë, 0 me 3, ndërsa romakët u mposhtën në udhëtim te Viktoria Plzen, me rezultat, 2:1.

Real Madrid dhe Roma arritën të kalojnë në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve, duke grumbulluar 12 pikë, respektivisht, nëntë sosh.

Nga ana tjetër, Viktoria Plzen ka kaluar në Evropa Ligë, fal rezultateve më të mira se CSKA Moska në shtëpi, pasi që të dyja kishin nga shtatë pikë.

Komento: