Ancelotti do të mbetet trajner i Real Madridit.
Carlo Ancelotti raportohet se do të qëndrojë te Real Madridi edhe sezonin e ardhshëm.
E ardhmja e italianit vazhdon të jetë temë e mediave, pavarësisht se ai e ka përsëritur dëshiron të mbetet në “Santiago Bernabeu” deri në fund të kontratës së tij, transmeton Gazeta Express.
Dhe, sipas “L’Equipe” ashtu edhe do të ndodhë – pasi Ancelotti do të jetë pjesë e Real Madridi edhe sezonin e ardhshëm.
Ai ka kontratë të vlefshme me “Los Blancos” deri në verën e vitit të ardhshëm.
Hierarkia e klubit nga Madridi thuhet se është e kënaqur me mënyrën se si Ancelotti ka punuar me skuadrën.
Përveç kësaj, te Real Madridi thuhet se të vetëdijshëm se nuk ka asnjë zëvendësues të përshtatshëm në treg për 63-vjeçarin tani.
Vetëm një humbje e rëndë kundër Manchester Cityt në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ose gjatë finales eventuale, besohet se do të dobësonte pozitën e Ancelottit.