Real Madrid “dridh” Neymarin

23:26 | 18 Maj 2019

Neymar, mbetet i pavendosur për të ardhmen e tij, por Real Madrid nuk do të bëjë një lëvizje për yllin e PSG.

Real Madridi është i interesuar dhe ka tentuar ta nënshkruajë atë disa herë më parë, por klubi nuk dëshiron një luftë transferimi me kryetarin e PSG Nasser Al Khelaifi, të cilin ata e respektojnë, përcjell ORAinfo.

Vetë Neymar nuk do të ndërmarrë asnjë veprim deri pas Kupës Amerikane këtë verë, me yllin e Brazilit duke e ditur se çdo dalje do të ishte e ndërlikuar për shkak të mungesës së një klauzole lirimi në kontratën e tij./ORAinfo/

Komento: