Reali më në fund ka gjetur një klub për lojtarin që duan ta shesin që tri vite.
Te Real Madrid pritet të ketë shumë ndryshime gjatë kësaj vere.
Lojtarët që nuk janë në planet e trajnerit Zinedine Zidane, do të duhet të kërkojnë skuadra të reja.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Real Madrid është afër marrëveshjeve për të shitur dy lojtarë dhe për ta dërguar një të tretë në huazim.
Bëhet fjalë për Brazim Diaz, që do t’i bashkohet Milanit, Dani Ceballos Arsenalit dhe James Rodriguez, Evertonit.
Ky i fundit, në tre sezonet e fundit nuk ka qenë pjesë e Real Madrid, ku dy sezone i kaloi si i huazuar te Bayern Munich, ndërsa së fundi, “ngrohi” stolin e ‘Los Blancos’.
Është Carlo Ancelotti, që do ta largojë përfundimisht nga Real Madrid yllin kolumbian.