Real Madrid e rikthehen në Santiago Bernabeu Brahim Diazin!

15:53 | 06 Nëntor 2022

Brahim Diaz do rikthehet te Real Madridi

Spanjolli Brahim Diaz do rikthehet në ‘Santiago Bernabeu’.

Sipas raportimit të ‘AS’, Diaz në qershor do rikthehet te Real Madridi.

E përditshmja spanjolle njofton se klubi është i kënaqur me progresin e anësorit, andaj do ta përdorin opsionin për të rikthyer atë në ‘Santiago Bernabeu’.

Diaz tashmë ka kaluar dy vite huazim te gjiganti italian, por koha e tij në Serie A është drejt fundit, përcjell lajmi.

Mbetet të shihet nëse me të vërtet do ketë një rikthim të 23 vjeçarit në Spanjë.

Komento: