
Real Madridi, ka ftohur interesin e tyre për mbrojtësin e Chelseat, Antonio Rudiger, zbulon gazeta spanjolle ABC.
Blancos kishin qenë në garë për të nënshkruar me 28-vjeçarin kur ai të bëhej lojtar i lirë verën e ardhshme, por janë shtyrë nga kërkesat e pagave të agjentit të tij,përcjell ORAinfo.

Madridi në vend të kësaj do t’i japë përparësi një rinovimi për Eder Militao, me bisedimet për një kontratë të re pesëvjeçare me vlerë 8.5 milionë euro në vit që do të fillojnë në javët e ardhshme./ORAinfo/