Real Madridi e do Skriniarin, Interi ia tregon çmimin.
Real Madridi e ka identifikuar mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar si një zëvendësim të mundshëm afatgjatë për kapitenin aktual Sergio Ramos.
Ramos tani është në moshën 34-vjeçare dhe Real Madridi është i vetëdijshëm se duhet të gjejnë pasardhësin e tij, pasi transferimi 50 milionë eurosh i verës, Eder Militao nga Porto, deri më tani nuk ka treguar vlerat e vleta.
Sipas gazetës El Mundo Deportivo, mbrojtësi sllovak i Interit, Skriniar, është njëri nga lojtarët që ka përfunduar në radarin e Real Madridit.
Megjithatë, ky medium shton se Interi i ka njoftuar ata që ata nuk do të negocionin nën 80 milionë euro për lojtarin.
Po ashtu pretendohet se Manchester City e ka identifikuar lojtarin si një objektiv pasi ata përpiqen të forcojnë mbrojtjen e tyre përpara sezonit të ardhshëm pasi shpresojnë të gjejnë një partner për Aymeric Laporte.
Skriniar është vendosur si një nga mbrojtësit më të kërkuar në futbollin evropian për shkak të nivelit të tij të lartë të performancës me Interin në sezonet e fundit.