Real Madrid – Haaland – ky është lajmi i fundit

09:29 | 19 Shkurt 2022

Real Madrid – Haaland, afër marrëveshjes

Real Madridi i ka avancuar bisedimet me përfaqësuesit e Erling Haalandit.

Mediat spanjolle me këtë rast sigurojnë se sulmuesi norvegjez nga sezoni i ardhshëm do të mund të luajë në La Liga.

Sipas mediumit “Sport”, “Los Blancos” kanë biseduar me përfaqësuesit e lojtarit, përfshirë këtu edhe babanë e tij.

Me këtë rast, klubi i tij aktual, Borussia Dortmund është në dijeni për bisedimet që po zhvillohen në mes të palëve.

Marrëveshja do të varet posaçërisht nga dëshira e Haalandit, shkruan “Gazeta Express”.

Nëse ai dëshiron, mund të përfundojë në “Santiago Bernabeu” gjatë verës që vjen.

Ndërkohë, interesim për ish-lojtarin e Salzburgut kanë shfaqur edhe gjigantët tjerë evropianë.

Haaland është sot njëri prej sulmuesve më të mirë në futbollin evropian.

Komento: