Duket se Real Madrid e do me ҫdo kusht Hazardin.
Skuadra e Real Madrid ka bërë lëvizjen e fundit drejt yllit të Chelsea, Eden Hazard.
‘Los Blancos’ janë në kërkim të yllit belg tash e dy vite, por kjo merkato duket se do të jetë ajo që do ta dërgojë lojtarin në ‘Santiago Bernabeu’.
Ishte vet Hazard ai i cili pas finales së Baku, ku Chelsea fitoi Ligën e Evropës, bëri të ditur se do të largohet nga Londra këtë verë.
‘Goal’ mëson se Real Madrid po nis përfaqësuesit e skuadrës drejt Londrës për një takim me drejtorin e Chelsea, Marina Granovskaia.
Ky besohet të jetë hapi i fundit që ‘Los Blancos’ bëjnë drejt Hazard, ku pritet të ofrojnë rreth 120 milionë euro për shërbimet e tij.
Një rrol të madh në transferimin e Hazard pritet të luajë edhe trajneri i rikthyer tek Real Madrid, Eden Hazard.