Ka ardhur lajmi i fundit në lidhje me Hazardin dhe Real Madridin.
Pavarësisht se kanë kaluar një muaj nga ndeshja e fundit e Eden hazard dhe ka pasur kohë të mjaftueshme të punojë me veten dhe të jetë në formë për edicionin e ri, ai nuk është gati për lojë.
Kështu ka thënë Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, që ka shqetësuar edhe më shumë Real Madridi, që shpresonte se këtë edicion, do të shohin në fushë Eden Hazardin e vërtetë të Chelseas.
Martinez dha sinjale se 29-vjeçari nuk është ende mirë, në formën e duhur për t’u stërvitur normalisht dhe për të luajtur një ndeshje të plotë.
“Ai është ok, edhe mjekët i kanë dhënë dritën e gjelbër, por në pyetje është kujdesi para se ta kthejmë atë”, tha Martinez.
“Ai nuk është ende 100% dhe nuk ka mundur të kryejë një stërvitje me grupin te klubi i tij. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos nxitohemi për të rrezikuar”.
“Eden ka nevojë të punojë në mënyrën e tij në mënyrë që të startojë para sezonin pa ndonjë problem. Nuk është i gatshëm të luajë 90 minuta”.
“Në një ndeshje zyrtare nuk mund ta bëni këtë. Hazard ka pasur lëndim të rëndë dhe është tip lojtari që duhet të jetë 100% gati për të luajtur”.
“Po të kishim ndeshje miqësore, ndoshta do t’i kishim dhënë disa minuta, por Hazard nuk është gati për ndeshje garuese”.