Skudra e Real Madridi ka fituar ndeshjen ndaj Getafes.
‘Mbretërit’ triumfuan minimalisht 1:0 në udhëtim te Getafe.
Reali e nisën mirë takimin, pasi shënuan që në minutën e 3`.
Pas një goditje nga këndi me kokë realizoi Eder Militao.
Pjesa e parë u konkretizua me raste të shumta nga ‘Los Blancos’, por nuk u konkretizuan.
Edhe në 45 minutat e dytë ishin Reali që po kërkonin të dyfishonin epërsinë.
Atë e arritën në minutën e 53` me anë të Rodrygos, por u anulua për pozicion jashtë loje.
Skuadra e Ancelottit deri në fund të takimit sulmuan, por gola më nuk u realizuan.
Me këtë fitore Reali ka 22 pikë dhe ngjitet përkohësisht në vendin e parë, kurse Getafe ka shtatë në vendin e 16.